LEZHË- Del foto dhe mësohen detajet e para nga atentati me armë zjarri në Lezhë.
Raportohet se në orët e para të mbrëmjes u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të një mjeti.
Siç shihet nga pamjet, zona është e rrethuar nga forca të shumta policie.
Gjithashtu, të pranishëm janë edhe banorë të zonës kuriozë nga ajo që ka ndodhur.
Mësohet se makina është qëlluar teksa lëvizte nga Tirana drejt Lezhës.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.