Ballina Lajme Drejtoresha e shkollës flet për martesën e 14-vjeçares në Divjakë: Nuk kishim...

Drejtoresha e shkollës flet për martesën e 14-vjeçares në Divjakë: Nuk kishim dijeni për lidhjen me 35-vjeçarin

59

Drejtoresha e shkollës ku studionte 14-vjearja që u martua me një 35-vjeçar, është shprehur se as mësuesja kujdestare dhe as psikologia, nuk ishin në dijeni për lidhjen e vajzës me 35-vjeçarin.

Më tej, drejtoresha e shkollës thotë se vajza u largua nga shkolla më 15 mars, gjatë pushimit të gjatë, ndërsa më pas menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe Drejtorinë Arsimore.

 

“Nxënësja në klasën e shtatë është larguar në pushimin e gjatë më datë 15 mars 2023.

Asnjë shqetësim nuk kishte shfaqur më parë dhe as nuk kishte referuar tek mësuesja kujdestare.

Nuk ishte në dijeni për lidhjen mësuesja kujdestare dhe as psikologia për lidhjen me 35-vjecarin.

U njoftuam me telefon nga mësuesja kujdestare (ditën e largimit). Mësuesja kujdestare dhe drejtoresha bënë takim me familjen e vajzës. U njoftua Policia dhe Zyra Arsimore Vendore.

Deri ditën e largimit nuk ka pasur sinjalizim për braktisje të shkollës. Ka pasur frekuentim të rregullt në shkollë.

Sipas ligjeve dhe udhëzimeve vajza është e detyruar të kthehet dhe të ndjekë arsimin 9-vjecar për shkak të moshës”, është shprehur drejtoresha.