Ballina Lajme Drejt Traumës në gjendje të rëndë, motori i parkuar zë poshtë 2-vjeçarin...

Drejt Traumës në gjendje të rëndë, motori i parkuar zë poshtë 2-vjeçarin në Korçë

2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një fëmijë 2 vjeç e ka zënë poshtë motori që ishte parkuar para banesës së shtëpisë së tij. 2-vjeçari ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorrin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë ndërsa motori i ka rënë mbi trup.

I mituri ka marrë dëmtime të shumta dhe po niset drejt Tiranës. Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit. Policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.