Ballina Bota Dramatike/Dy motra sulmohen në mes të natës në Itali, digjen me acid...

    Dramatike/Dy motra sulmohen në mes të natës në Itali, digjen me acid në fytyrë

    1

    Dy motra të moshës 17 dhe 24 vjeç janë sulmuar dhe djegur me acid mbrëmjen e djeshme në Napoli.

    Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 01:00.

    Sipas medieve italiane, dy motrave ju afruan disa vajza të tjera, të cilat pa ndonjë arsye i hodhën acid dhe më pas u larguan me skuter.

    Të rejat u shtruan në spital me djegie në fytyrë dhe në krah.

    Motra e madhe ka djegie në faqen dhe krahun e majtë, ndërsa motra e vogël ka djegur faqen e djathtë dhe hundën./abcnews.al/