Një 17-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në rrugën “Loutsas” në Mandra të Atikës, në Greqi.
17-vjeçari kishte shkuar me vëllanë e tij të vogël për të kullotur delet. Familjarët u shqetësuan në momentin që të miturit nuk i përgjigjeshin telefonatave të tyre.
Ata kanë nisur kërkimet, por është gjetur vetëm trupi i adoleshentit në një zonë industriale me fabrika. pranë trupit të tij është gjetur edhe një gëzhojë.
Mediat greke raportojnë se vëllai i tij më i vogël është shpallur në kërkim dhe nuk ka informacione mbi fatin e tij.
(BalkanWeb)