Ballina Lajme Dogjën të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, prokuroria e Tiranës çon...

Dogjën të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, prokuroria e Tiranës çon në gjykim tre autorët e vrasjes së Menduh Kurt Dedës

1

Tre autorët e vrasjes së Menduh Kurt Dedës, do të dërgohen në gjyq për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim.

Lajmin e bëri me dije prokuroria e Tiranës, e cila publikoi një njoftim ku thuhej se në përfundim të hetimit mbi procedimin penal nr.4682 të datës 21.06.2017, Prokuroria vlerësoi se M. K., B. K., dhe G. N., në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje’’ në dëm të viktimës M. K.

Më 16.05.2017 në vendin e quajtur Kodër Shupal, Zall-Bastar Tiranë u gjet një kufomë e seksit mashkull, i cili pas aktit të ekspertimit, u identifikua si shtetasi Menduh Kurt Deda. Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasja Marjeta Karaj., e punësuar si sekretare në një OJF ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me të ndjerin, në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës. Në 2017 djali i saj, shtetasi Besmir Karaj dhe miku i tij, i pandehuri Gazmir Ngota, me kërkesë të shtetases Marjeta Karaj, kanë marrë të ndjerin në makinë dhe e kanë transportuar në Kodër Shupal. Aty e kanë lidhur dhe ushtruan presion për kthimin e një borxhi që e pandehura Marjeta Karaj, pretendonte se i ndjeri i kishte. Në momentin që viktima ka mohuar borxhin dy personat i kanë vënë flakën.Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 3 persona për Veprën Penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dërgon në gjyq të pandehurit, M. K., B. K., dhe G. N., të akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit mbi procedimit penal nr.4682 të datës 21.06.2017, Prokuroria vlerësoi se personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje’’ në dëm të viktimës M. K.

Më 16.05.2017 në vendin e quajtur Kodër Shupal, Zall-Bastar Tiranë u gjet një kufomë e seksit mashkull, i cili pas aktit të ekspertimit, u identifikua si shtetasi M.K.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasja M. K., e punësuar si sekretare në një OJF ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me të ndjerin, në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës.

Në 2017 djali i saj, shtetasi B.K. dhe miku i tij, i pandehuri G.N., me kërkesë të shtetases M.K., kanë marrë të ndjerin në makinë dhe e kanë transportuar në Kodër Shupal. Aty e kanë lidhur dhe ushtruan presion për kthimin e një borxhi që e pandehura M.K., pretendonte se i ndjeri i kishte. Në momentin që viktima ka mohuar borxhin dy personat i kanë vënë flakën.

Shtetasi G.N., shfaqi pendesë dhe pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer ngjarjen.

Nga rrethanat dhe provat e administruara, gjatë fazës së hetimit paraprak rezultoi plotësisht e provuar se të pandehurit kanë konsumuar elementet e veprës penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 76-25.

Top Channel