Ballina Lajme Do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës’, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit...

Do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës’, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit përgatitet për pushtimin tokësor të Gazës

7

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad u bëri thirrje trupave që të jenë gati për një pushtim “të saktë dhe vdekjeprurës” të Gazës. “Unë jam përgjegjës për mbrojtjen në vend dhe kam qenë përgjegjës për këtë në dy javët e fundit, madje edhe në incidentet e vështira dhe jam përgjegjës për udhëheqjen e luftëtarëve tanë drejt fitores, “u tha Gallad gazetarëve në një terren stërvitor ushtarak pranë kufirit të Gazës.

Ai më pas u bëri thirrje ushtarëve izraelitë që të jenë gati për një pushtim tokësor të Gazës. “Ne do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës dhe do të vazhdojmë derisa të përfundojmë misionin”, tha ai.

Kujtohet se pak ditë më parë, përgjegjësinë për dështimet që çuan në masakrat e shtetasve izraelitë dhe të huaj nga Hamasi, në kufirin me Rripin e Gazës, mori kreu i Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme të Izraelit (Shin Bet), Ronan Barr në një letër drejtuar punonjësve të Shërbimit.

Në të, Barr tha se mungesa e paralajmërimit për një sulm të Hamasit është një çështje shqetësuese për të dhe për Shin Bet. “Megjithëse një sërë veprimesh që u ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që të parandalonte sulmin. Si person në krye të organizatës – përgjegjësia për këtë e kam mua” , ishte qëndrimi i tij fillestar.