Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij para mediave, pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ka bërë me dije propozimin e PS për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore.
Balla deklaroi se ka propozuar ngritjen e një komisioni bipartizan për adresimin e këtyre ndryshimeve. Balla shtoi se propozimet e me firmë të kreut të PD zgjedhur nga Rithemelimi, Sali Berisha nuk do të merren parasysh.
“Në 1 vit e gjysmë, që kur më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka se ishte mbështetur me firmën e non gratës, më jepni dakordësinë që dhe kërkesa të tjera duhen rrëzuar. Unë po flas për shkresë, për kërkesë, pra e vërtea është që zotërisë në fjalë ccdo propzoim i është refuzuar në aspektin formal. Jemi sot në këtë fazë. Më e rëndësishme se kjo, është që në dhjetor të 2022 Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë për vendimarrjen tjetër që kishim marrë për një kërkesë tjetër të komsioionit hetimor. E vërteta është që, kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për ti propozuar, por kjo nuk do të thotë që ne s’kemi të drejtë t’i shqyrtojmë. Në Konferencën e Kryetarëve ka patur dakordësi që Kuvendi të adresojë në mënyrë urgjente të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese në 20 vitet e fundit që nuk transpozuar në ligjin për organizimin e Komisioneve Hetimore. Bëhet fjalë për një ligj të miratuar në 2002, ndaj të cilit ka një sërë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese, një sërë interpretimesh që duhen marrë në konsideratë dhe dakordësia ka qenë në Konferencën e Kryetarëve që të gjitha vendimet e GJK të tranpozohen në ligj dhe rregullorja e Kuvendit ka nevojë për ndryshime. Mendoj që në mënyrë urgjente do kemi mundësinë të ndryshojmë ligjin për Komisionet Hetimore. Të kemi një komision bipartizan për të adresuar këto ndryshime dhe të ecim përpara me një detyrim që ka Kuvendi, që duhet të jetë institucioni I parë që respekton vendimet e Gjjykatës Kushtetuese”, tha Balla.
Më tej, pyetur nga gazetarët lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla u shpreh se me fillimin e sesionit të ri parlamentar më 16 janar, do ketë një komunikim nga Komisioni i Ligjeve për këtë proces. Balla u shpreh se zgjedhja e Avokatit të Popullit do të jetë një proces i hapur dhe shumë shpejt do i jepet vendit një Avokat që do jetë për Popullin.
“Ligji zbatohet, sapo të fillojë sesioni në datë 16 do ketë komunikim nga Komisioni i Ligjeve përsa i përket këtij procesi. Ky duhet të jetë një proces i hapur dhe e vërteta është që mendoj që sa më shpojet të jetë e mundur ti japim shqipërisë një avokat që duhet të jetë realish Avokat Populli, jo i PD në zyrën e Savokatit të Popullit. Opozita e pati kohën për ti dhënë vendit një avoikat populli dhe se shfrytëzoi. Do i japim mundësinë kujdo të shprehë interesin e tij. Ka një traditë, që opozita propozon avokatin, por jo emëron. Emërimin e ka Kuvendi. Propozimin e ka opozoita. Gara duhet të jetë e hapur, shprehja e interesit duhet të jetë e hapur”, u shpreh Balla.
Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka deklaruar para mediave se Parlamenti nuk duhet të kthehet në noter të qeverisë, ndërsa bëri me dije se në Konferencën e Kryetarëve ka kërkuar evitimin e seancave të zgjatura.
Më tej, Tabaku theksoi se mazhoranca ka hedhur poshtë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për fluturimet me charter të Kryeministrit Edi Rama.
“Parlamenti nuk mund të kthehet në noter të qeverisë dhe unë kërkova që të evitohen seancat që zgjasin. Nuk duhet të jenë në funsksion të punës së qeverisë, por në funksion të punës së deputetëve. Vijnë në Parlament akte normatike e ligje për të cilat na kërkohet të diskutohen brenda 48-orëve dhe rasti më i fundit ishte ai i portit të Durrësit. Ne nuk patëm koha ta diskutonim. Dhe hodhën poshtë kërkesën time për ngritjen e një komisionin hetimor për fluturimet me charter të Ramës”, tha Tabaku.
/rtsh.al/