Nëna e të ndjerit Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi, e ka përkujtuar sot, në ditën ku ai do të festonte 50 vjetorin e lindjes, duke i dedikuar fjalët më prekëse.
Në një fotografi, të publikuar nga tezja e Sokol Olldashit, Yllka Mamaqi, ajo kujton një nga mënyrat se si i shprehte dashurinë, kur ishte i vogël.
“I miri im, të dua shumë, sa “Qielli”, më thoshe ti dhe hapje krahët për demonstrim, kur ishe në moshën e kësaj fotoje”, kanë qenë fjalë e shkruara nga e ëma.
“Zemra e mamit…Sot do te festonim 50-vjetorin tend bir…, por sic shkruan tezja jote, ne do ta festojme, sepse ti je e do te jesh perhere i shtrenjti yne, Kol! I miri im, te dua shume, sa “Qielli”, me thoshe ti dhe hapje krahet per demonstrim, kur ishe ne moshen e kesaj fotoje…Te dua shpirt…pafundesisht!”, shkruan Kozeta Mamaqi, e ëma e Sokol Olldashit./ CNA.al