Ballina Lajme Dje festoi ditëlindjen, sot vrau vëllanë dhe veten, çfarë dihet nga krimi...

Dje festoi ditëlindjen, sot vrau vëllanë dhe veten, çfarë dihet nga krimi që tronditi Tiranën

114

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas veten.

Dy viktimat janë Vehap dhe Lulëzim Cami.

 

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 07:40 minuta. Policia është vënë në dijeni nga persona të tjerë, se në banesën e Lulezim Camit ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pasi uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje, kanë konstatuar trupat e dy viktimave.

Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk janë bërë të dituar.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

Ndërkohë që Vehap Cami, një ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 63-të, e që për të ishte edhe e fundit./albeu.com