Ballina Lajme Dita e Rinisë/Ambasada amerikane: Të rinjtë sot vijojnë të formësojnë të ardhmen...

Dita e Rinisë/Ambasada amerikane: Të rinjtë sot vijojnë të formësojnë të ardhmen e vendit

1

Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Ambasada amerikanë në Tiranë shkruan se, në 8 Dhjetor, nderohet guximi i atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre.

Rinia sot, thuhet më tej në postim, vijon që t’i japë formë të ardhmes së vendit, ndërsa shtohet se SHBA qëndron krah për krah me Shqipërinë ndërsa kjo e fundit merr hapat e saj të radhës për t’u bërë vend anëtar i BE-së.

“Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet në postimin e tyre në Facebook./Opinion.al