Kryeministri, Edi Rama, ka përshëndetur Ditën e Diasporës në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri shpreh mirënjohje gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë, por edhe ndaj atyre që janë kthyer për të investuar në atdhe, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende në emigrim.
“Dhe në Ditën e Diasporës me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.