Ballina Lajme Dinamika e atentatit në Tiranë, Policia 20 mijë euro shpërblim për identifikimin...

Dinamika e atentatit në Tiranë, Policia 20 mijë euro shpërblim për identifikimin e autorëve, kërkon ndihmën e qytetarëve

1

Nga kontrolli në banesën e Fatjon Muratit më 7 dhe 12 mars, te atentati në lokalin në pronësi të tij, Policia e Tiranës ka dhënë sot dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Tiranën.  Mbrëmjen e 12 marsit, breshëria e automatikut prej dy autorëve ende të paidentifikuar, la të vdekur 1 person dhe plagosi 6 të tjerë.

Shënjestra kryesore e atentatit, Fation Murati i vënë nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka rezultuar në banesë më 7 mars pas kontrollit të policisë, por më 12 mars, dita e atentatit mafioz, kur efektivët kanë shkuar sërish në shtëpinë e tij për kontroll, nuk e kanë gjetur aty. Mbrëmjen e ngjarjes tronditëse, Fation Murati nuk ka qenë në lokalin e tij, në rrugën “Anastas Shundi”, kur dy persona kanë zbritur nga automjeti tip BMW me targa të huaja të pozicionuar përballë biznesit bar-kafe dhe kanë qëlluar me breshëri drejt ambienteve të lokalit.

Fill pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj. Brenda mjetit, policia ka gjetur sot 3 automatikë, të cilët autorët i përdorën në atentatin që lka të vdekur banakieren, 60-vjeçaren Mimoza Paja ndërsa plagosën Sait M. 50 vjeç; Astrit M. 42 vjeç, Emanuel S. 47 vjeç, Ermir. B, 45 vjeç dhe Genc Sh. 55 vjeç, dhe një 10-vjeçare (mbesa e Mimozës) e cila mbeti e lënduar nga ciflat e xhamit.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorëve, duke ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione të vlefshme. Sakaq, është shpallur në kërkim dhe Fation Muratin dhe policia po punon për arrestimin e tij.

/rtsh.al/