Ballina Lajme Dilte nga banesa vetëm për të blerë ushqim, rrëfehet i riu shqiptar...

Dilte nga banesa vetëm për të blerë ushqim, rrëfehet i riu shqiptar që u kap në ‘shtëpinë e barit’ në Britani: Do paguaja kurimin e babait

2

Autoritetet britanike kanë arrestuar një të ri shqiptar pasi ky i fundit u kap në një plantacion kanabisi, punë të cilën ai pretendoi se po e bënte për të shlyer një borxh pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me kamion.

25-vjeçari raportohet se u zhvendos nga një shtëpi me punëtorë ndërtimi në një banesë në Chesterton dhe iu tha të kujdesej për bimët e kanabisit, vend në të cilun edhe u arrestua më pas pasi u kap me 81 bimë të rritura dhe 91 më të vogla.

Kaboli u burgos për 9 muaj nga gjykata e  Stoke-on-Trent Croën Court, ndërsa prokurorja tregoi se Kaboli u zbulua pasi banorët e zonës pranë ngritën shqetësimin për rritjen e kanabisit, ndërsa pas një kontrolli të policisë u konfirmua era e fortë që vinte nga bimët narkotike, gjë që solli edhe ndërhyrjen e mëtejshme të policisë.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, Kaboli tha se kishte qenë në vend për 6 muaj pasi kishte mbërritur me një kamion. Atij iu tha të ujiste bimët e kanabisit për të paguar një borxh për shpenzimet e udhëtimit dhe faturat e kurimit të babait të tij në Shqipëri.

Ai tha se ishte i përfshirë në vjeljen e bimëve dhe qeset me kanabis ishin mbledhur, ndërsa shtoi se merrte para për ushqim dhe lejohej të dilte nga banesa vetëm për të blerë ushqime.

(BalkanWeb)