Një banesë një katëshe është djegur mbrëmjen e kësaj të shtunë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Samrisht të njësisë Dajç të Bashkisë Shkodër. Megjithë ndërhyrjen e zjarrëfikëses nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.
Në këtë shtëpi banonin Pjetër Mhilli dhe bashkëshortja e tij. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë shkëndija elektrike. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë familja Mhilli është strehuar tek të afërmit.