Një automjet është djegur në Lezhë, e parkuar në rrugë. Pronar i mjetit është Ndue Pjetrushi, i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës, para shtëpisë së tij në Lezhë
Dyshimet paraprake janë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, megjithatë policia po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj.
Ndue Pjetrushi nuk njihet si një person me precedent penal. Për mediat, 66-vjeçari tha se dëgjoi shpërthimin e mjetit gjatë natës ku dhe lajmëroi policinë.
Ai tha se nuk ka konflikte më askënd, ndërsa pret hetimet që të kuptojë nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.
“Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta. Nuk kam asnjë konflikt me askënd, të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merre me biznes në fushën e hidrokarbureve. Shteti bën punën e vet. Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi. Kamerat nuk kanë punuar, DVR ka pas probleme dhe e kam çuar për ta riparuar”, tha ai.
/rtsh.al/