Një godinë dy-katëshe në Librazhd është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 1. në orët e para të kësaj të premteje. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit.
Godina në fjalë njihet ndryshe si “Shtëpi e pritjes” pasi gjatë kohës së sundimit të regjimit komunist shërbente për aktivitete të Partisë së Punës.
Për disa kohë pas përmbysjes së sistemit monopartiak kjo godinë është shfrytëzuar për zyra shërbimesh të ndryshme dhe aktualisht për mbajtjen e dokumentacionit të disa institucioneve