VLORË
Një automjet luksoz është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porsche”, në pronësi të shtetasit Daniel Qendraj.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.