Digjen gjatë natës katër makina në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Burime policore thanë për noa.al se zjarri ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit duke gdhirë e shtuna.
Kanë qenë banorët që kanë njoftuar zjarrfikësit.
Deri në mbërritjen e zjarrfikësve, dy mjete u dogjën krejtësisht dhe dy të tjera pjesërisht.
Policia tha se rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D.
Ndërsa automjetet tip Volkswagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M., janë djegur pjesërisht.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, megjithatë policia po heton edhe zjarrvënien e qëllimshme.