Ballina Lajme Digjen 16 ha grurë në Fier, fermeri: 200 mijë lekë dëm! Nëse...

Digjen 16 ha grurë në Fier, fermeri: 200 mijë lekë dëm! Nëse është e qëllimshme, haram e pastë bukën që ha

10

Një sipërfaqe prej 16 ha e mbjellë me grur ështe përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Topojë në Fier. Sipërfaqja në pronësi të një prej kultivuesve më të mëdhenj të grurit në zonë, Mili Sako është shkrumbuar vetëm për 1 orë pasi flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe një stan pranë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për fermerin Sako dëmi ekonomik është i konsiderueshëm teksa nuk beson se mund te jetë një zjarrvënie e qëllimshme.

“Isha duke punuar në një parcel tjetër. Lamë punën atje dhe pamë që ishte djegur gruri që ishte pa korrur. Ishte 16 ha e paprekur fare. E përpiu flaka për 1 orë. Erdhi zjarrfikësja por ikte me vrull të jashtëzakonshëm. Mori flakë dhe stani. Dëmi ekonomik është rreth 20 milionë të vjetra. Do e korrja nesër. Nuk e di pse është shkaktuar zjarri, nuk vë dot dyshime se nuk kam konflikte me njeri. Nëse e ka vënë një dorë, haram e pastë bukën që ha. Është tmerr. Është gjithë ajo mund e sakrificë. Është mëkat të djegësh bukën e kalamajve”, tha Sako.

Fermeri Sako këtë sezon ka kultivuar 45 ha sipërfaqe të mbjellë me grurë, ndërkohë që gruri më cilësor tashmë është shkrumbuar. Sako apelon për të gjithë fermerët kujdes të shtuar gjatë djegies së hamullave pasi një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha.