Ballina Lajme Dialogu Serbi-Kosovë, Von der Leyen dhe Biden: S’është e lehtë, por po...

Dialogu Serbi-Kosovë, Von der Leyen dhe Biden: S’është e lehtë, por po ecën në drejtimin e duhur

1

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti Joe Biden e cilësuan dialogun Kosovë-Serbi jo të lehtë, por që po ecën në rrugën e mbarë. 

Gjatë takimit të tyre në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Von der Leyen tha se diskutimet me Biden u fokusuan pak edhe tek dialogu, ku si BE dhe SHBA kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve mes palëve.

“Ne e prekëm shkurtimisht temën. Është shumë e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të vazhdojë. Nuk është e lehte, ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur, por ajo po ecën në drejtimin e duhur. Dialogu ka mbështetje të plotë nga të dyja palët tona”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen ka edhe një mesazh për presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti .

“Propozimi është tashmë në tryezë dhe ka një udhërrëfyes se si të arrijmë atje. Ne presim që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive,” kërkoi ajo.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve të nivelit të lartë midis Serbisë dhe Kosovës do të mbahet më 18 mars në Ohër do të fokusohet në zbatimin e propozimit të BE-së. 

/rtsh.al/