Personi që shihni në foto është Alban Meneri, autori i ngjarjes së sotme ku mbeti i vdekur fqinji i tij Nikolin Staka.
Sherri mes autorit dhe viktimës nisi për shkak të debatit që autori po kryente me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit.
I ndjeri ishte me profesion mësues, i lindur në Laç dhe banues prej një muaji në Tiranë, i cili ka jetuar më parë në Belgjikë.
Staka vdiq pasi kritikoi autorin për konfliktin që po bënte me një grua, teksa Meneri, montazhier i RTSH-së, është ndjerë i bezdisur dhe i ofenduar nga kjo kritikë dhe i ka kërkuar Stakës që të zbresë poshtë në mënyrë që të sqarohen.
Pasi janë ballafaquar ballë për ballë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, gjymtyrë e qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen brenda në banesën e tij nga hemorragjia.
Konflikti ka ndodhur më datë 30, por trupi i pajetë u gjet në banesë më datë 31. Autori i tragjedisë është emër i njohur për policinë dhe person problematik.