Ballina Lajme Dhunohet polici në pikën kufitare në Jarinjë

Dhunohet polici në pikën kufitare në Jarinjë

1

Një person ka sulmuar fizikisht një polic në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë. Policia e Kosovës bën me dije se agresori pasi ka goditur efektivin është larguar në drejtim të paditur. Punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet ligjzbatuese kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.