Ballina Lajme Dhunohet mjeku në Gramsh,merr plagë të shumta në fytyrë

Dhunohet mjeku në Gramsh,merr plagë të shumta në fytyrë

1

Një mjek 60-vjeç në qytetin e Gramshit është dhunuar nga dy persona dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta në fytyrë.

Kanë qenë familjarët, që e kanë dërguar mjekun mbrëmjen e 30 nëntorit në spitalin e Gramshit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa fillimisht u dyshua se dëmtimet i kishin ardhur si pasojë e ndonjë rënieje, kjo pasi 60-vjeçari vuante nga hipertensioni.

Por, më pas, me kryerjen e hetimeve përkatëse, ka rezultuar se mjeku V.Sh. është dhunuar, ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të këtij sulmi dhe ka referuar materialet në prokurori.

“Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al