Ballina Sport Dhunohet arbitri në kampionatin e kategorisë së dytë në Gramsh,ndërpritet ndeshja

Dhunohet arbitri në kampionatin e kategorisë së dytë në Gramsh,ndërpritet ndeshja

1

Ndeshja mes Gramshit dhe Valbonës e luajtur në javën e 13-të në grupin A në Kategorinë e Dytë është ndërprerë.

Në minutën e 54′ të sfidës një moment tensioni ka ndodhur teksa shifrat ishin 1-1. Futbollistët e Valbonës kanë pretenduar për një penallti dhe arbitri e ka akorduar.

Duke qenë se futbollistët e Gramshit nuk e kanë pranuar si vendim i janë kthyer arbitrit duke e goditur me grusht.

Menjëherë arbitri kryesor Anxhi Lushi e ka ndërprerë lojën duke mos lejuar të vazhdonte më.

https://fb.watch/iVXzOtOYyW/