Ballina Lajme Dhunimi i Petraq Milos nga policia malazeze/ Abazoviç: I kam kërkuar falje...

Dhunimi i Petraq Milos nga policia malazeze/ Abazoviç: I kam kërkuar falje profesorit

1

I pyetur nga gazetarët në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka komentuar ngjarjen e  ndodhur në kufirin malazes, kur zyrtari i PL, Petraq Milo u dhunua nga Policia malazeze.

Abazoviç tha se ka telefonuar profesor Milon dhe i ka kërkuar falje, ndërsa ka thënë se e fton atë sërish të vizitojë Malin e Zi.

“Më vjen shumë keq që ka ndodh ky incident, i kam kërkuar falje profesorit, janë arrestuar dhe autorët. Nuk kam qejf të politizohet kjo çështje, sepse ka të bëjë me një moment që ka qenë katastrofal, dhe e ftoj profesorin të vij. Mund të them se atë ditë kur ka ndodhur ai incident dhe sot, kalojnë mijëra qytetarë nga kufiri. Përgjegjësit do të dënohen, na vjen keq. Kam marrë informacione se ai nuk e ka prishur radhën, por është munduar të vendosë madje. Më vjen keq”-tha Abazoviç.