Pas sulmit nga infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë ndaj së moshuarës, ka filluar protesta në Gjakovë. Pjesë e protestës ishte edhe e bija e së moshuarës e cila ka kërkuar drejtësi dhe vetëdijësim nga institucionet.
“Të gjitha u thanë. Për Taulantin, nënën dhe familjen. Ju kisha lut të ketë drejtësi dhe vetëdijësim nga të gjitha institucionet… Nëna nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin por ju paska të gjithë ju”, tha vajza.
Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë.
Para pak ditësh, një video e publikuar tregonte të moshuarën gjersa keqtrajtohej nga infermieret e qendrës së të moshuarve në Pejë. Veprimet e një prej infermiereve, përqesheshin nga dy të tjera që regjistronin videon dhe nuk parandalonin keqtrajtimin në fjalë. Infermiereve në fjalë u është marrë licensa dhe të njëjtat kanë dalë para trupit gjykues. Ato janë dënuar me 30 ditë paraburgim.