Ballina Lajme Dhuna ndaj avokatit të Berishës, Policia shoqëron dy persona

Dhuna ndaj avokatit të Berishës, Policia shoqëron dy persona

2

Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona lidhur me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.

Avokati Sokol Mëngjesi është vendosur në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur. Ai është goditur me mjete të forta, doreza hekuri, në pjesën e kokës, gjë që i ka shkaktuar fraktura dhe hematoma.

Më herët është raportuar se policia ka marrë pamjet e sigurisë për të identifikuar agresorët, ndërsa nuk ka njoftim zyrtar nëse disa orë pas sulmit fizik ndaj avokatit është arritur të identifikohen dhunuesit.