Përmirsohet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi pas dhunës së ushtruar pesë ditë më parë. Burime nga Spitali i Traumës kanë bërë të ditur se gjatë mëngjesit të sotëm mjekët i kanë bërë një skaner, ku kanë vënë re një ulje të vogël të edemës së krijuar pas sulmit. Ndonëse në gjendje të përmirësuar, mjekët kanë vendosur ta mbajnë dhe dy ditë të tjera në intubim për të provuar më pas dhe zgjimin dhe nxjerrjen e tij nga intubimi.
Pavarësisht se Prokuroria e ndryshoi akuzën për të prangosurit, duke hequr vrasjen e funksionarëve publikë, mbetur në tentative, duke e bërë plagosje me dashje e kryer në bashkëpunim, gjykata ka vendosur që Dritan Nano, i dyshuar si organizuesi i sulmit dhe dhëndri i tij Dorian Aliaj, një nga autorët të hetohen në burg. Ndërkohë tre personat e tjerë të përfshirë në sulm ende nuk janë kapur nga policia.