Ballina Lajme Dhimbja nuk ka të sosur për familjen shqiptare:Erdhën të varrosin djalin,nuk i...

Dhimbja nuk ka të sosur për familjen shqiptare:Erdhën të varrosin djalin,nuk i lejojnë të kthehen në Greqi

9

Tragjedia që pllakosi në familjen shqiptare pasi humbën vogëlushin e tyre në det, po pasohet me drama shqetësuese pasi autoritetet greke nuk po lejojnë kthimin e tyre në Kretë ku kanë jetuar prej vitesh.

Nikola 6 vjeçar u mbyt në det, 40 metra lart banesës, ndërsa e ëma po kujdesej për foshnjën që kishte ardhur në jetë pak muaj më parë. Kjo ndodhi më 1 qershor në festën e fëmijëve.

Komuniteti vendas ndihmoi prindërit që të heqin shpenzimet për të dërguar në Shqipëri trupin e të ndjerit.

Pasi u bë përcjellja e tij në banesën e fundit, tani prindërit përballen me burokracinë greke që i ka hequr lejet e qëndrimit.

“Si është e mundur të bësh deklaratë tatimore për të ardhurat, të kesh leje drejtimi automjeti, të jesh i siguruar dhe të të heqin dhe lejen e qëndrimit?”, pyet me habi, kryebashkiaku. i Viannos, Pavlos Baritakis, citon noa.al një deklaratë të tij në radion lokale 98.4.

Prindërit e fëmijës, prej vitesh jetojnë nnë bashkisë Vianno të zonës Arvi në Iraklio të Kretës. Edhe Nikola apo Anis siç quhej, ishte lindur atje.

Megjithatë autoritetet u kanë hequr prindërve lejet e qëndrimit duke pretenduar se kanë mungesë dokumentacioni.

Kryebashkiaku Pavlos Baritakis pohon se kjo është një situatë e paimagjinueshme që tregon njëkohësisht përmasat e problemeve me të cilat përballen emigrantët në Greqi. /noa.al