Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili rezulton të jetë i dënuar me 5 vjet burgim.
Arbis Shima në vitin 2020 nxiti një grua për të përdorur lëndë narkotike, si dhe shiti në bashkëpunim me të tjerë sasi të këtyre lëndëve.
29-vjeçari është dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi në vitin 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka nxitur një shtetase, për të përdorur lëndë narkotike, si dhe ka qenë i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Shima iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.