Ballina Lajme Detajet/ Eksplozivi iu vendos biznesit të familjarit të ish-presidentit të klubit të...

Detajet/ Eksplozivi iu vendos biznesit të familjarit të ish-presidentit të klubit të Kamzës. Në 2017 ia vendosën në makinë

1

Një sasi lëndë plasëse i është vendosur një marketi në Kamzë, ku për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve, marketi është në pronësi të familjarit të Naim Qarrit, ish-presidenti i klubit të Kamzës.

Mësohet se kjo nuk është hera e parë që i vendoset tritol, pasi në vitin 2017 atij iu vendos tritol në makinë.

Paraprakisht dyshohet se shkak është një konflikt.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.