Ballina Lajme Detaje tronditëse nga Durrësi, nënkomisari pas pezullimit takoi kolegët e miqtë dhe...

Detaje tronditëse nga Durrësi, nënkomisari pas pezullimit takoi kolegët e miqtë dhe më pas u vetëvra

25

Detaje trondiste janë zbuluar nga ngjarja  e rëndë në komisariatin e Durrësit, ku oficeri Arben Pjeçi i dha fund jetës duke u vetëvra me armën e shërbimit.

Para se t’i jepte fund jetës Pjeçi takoi në zyrë miqtë dhe kolegët e vetë. Ditën e nesërme pritet të kryhet një ekspertizë pasi sipas punonjësve të policisë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga shkrepja e armës.

Shkak i gjendjes së rëndë dyshohet se është bërë gjendja etij e rënduar psikologjeike pasi ishte pezulluar nga detyra.

Ndërsa ditën e sotme i ishte komunikuar vendimi për shkarkimin nga posti.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Durrësit, , Pjeçi  ishte dënuar  me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

“Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës”, thuhet në njoftim.

Sakaq, për ngjarjen e rëndë është krijuar  një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, policia do të ketë një njoftim në përfundim të veprimeve hetimore paraprake./albeu.com