Ballina Lajme Kronike Detaje tronditëse, Martina mbante lidhje të dyfishtë, e pranishme në vrasjen e...

Detaje tronditëse, Martina mbante lidhje të dyfishtë, e pranishme në vrasjen e Çeços

1

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Martina Pajollarit lidhur me vrasjen e Martin Çeços në Korçë.

Burimet konfirmojnë se vajza ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj.

Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë.

Nga hetimet ka rezultuar se Pajollari ka qenë e pranishme në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.

Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu e pranishme në momentin që u krye vrasja.

Këto janë detaje që janë mundur të zbulohen gjatë hetimeve, duke hedhur dritë më tepër mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në qershor.