Ballina Lajme DETAJE/ Një “Range” me fenelinë policie mori pjesë në atentat, Gjeloshi ishte...

DETAJE/ Një “Range” me fenelinë policie mori pjesë në atentat, Gjeloshi ishte vëzhguar me dron, biznesmeni iku vetë në spital i plagosur

7

Zbardhen detaje nga krimi në Kurbin, ku shënjestër atentatit ishte  biznesmeni Ardjan Gjeloshi. I vrarë mbeti ekonomisti i tij, Selman Mihana.

Mësohet se një nga automjetet e autorëve, të cilët mendohet se kanë qenë 4, ka qenë një Range Rover me fenelinë policie.

Mësohet se tre persona kanë marrë pjesë në krim, duke qëlluar me automatik, ndërkohë që njëri ka qëndruar në makinë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 50 gëzhoja automatiku.

Ardjan Gjeloshi ka arritur t’u mbijetojë plumbave, pasi është fshehur dhe ka ikur me makinën e tij të blinduar drejt spitalit.

Sakaq, makina e dytë e autorëve është një mjeti tip ‘Golf 4’.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Range Rover është vjedhur në Lezhë, ndërkohë që të dy automjetet janë gjetur të djegura në Zall, afër Urës së Milotit.

Para krimit të rëndë, Gjeloshi ishte vëzhguar me dron për disa ditë.

Një person ka kërkuar të dhëna në lidhje me numrin e punonjësve në fabrikën e inervete ku ndodhi ngjarja.

Ata kanë hyrë në zyrën e Gjeloshaj, jo nga dera kryesore por nga një pjesë e cila nuk është e rrethuar, pasi në pjesën fundore rrethimi ndërpritet.

Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshit për ta goditur, pasi ai lëvizte me automjet të blinduar, çka nuk lejonte eliminimin ndërsa ishte duke lëvizur me automjet.

Kur ka hyrë në zyrë “toga e pushkatimit” ka qëlluar mbi 2 personat, Gjeloshi dhe ekonomistin 70-vjeçar.

Në largim ata nuk kanë shkaktuar shqetësim për rojen por kanë hipur në automjete dhe janë larguar./albeu.com