Ballina Lajme Kronike Detaje nga vrasja në Shkodër. Babai i tronditur identifikon djalin 19-vjeç, i...

Detaje nga vrasja në Shkodër. Babai i tronditur identifikon djalin 19-vjeç, i telefonon bashkëshortes

1

Shkodër- Një vrasje me armë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në Shkodër.

Viktimë ka mbetur Erjon Xhenjo 19-vjeç.

Ngjarja ndodhi në lagjen Kiras. I riu u identifikua nga babai i tij i cili në gjendje të tronditur është nxjerr jashtë lokalit nga efektivët e Policisë.

Sipas informacioneve kanë qenë dy persona që janë afruar pranë lokalit ku ndodhi ngjarja me motor. Atentati vjen vetëm pak minuta pasi ka përfunduar ndeshja Vllaznia-Kastrioti në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.

Në pjesën e rrugës ku kanë qëndruar autorët e armatosur, janë gjetur të paktën 10 gëshoja, çka tregon se 19 vjerçari është qëlluar me breshëri. Në bulevardin “Bujar Bishanaku” ka mbërritur dhe vetë kryepolici i Shkodrës, Hamdi Fjora.

Babai i të riut ka shkuar në ambientet e lokalit dhe i dërrmuar u ka konfirmuar policëve se viktima ishte djali i tij. Ai është shoqëruar me pas jashtë lokalit nga Policia dhe ka nxjerr telefonin, për të njoftuar bashkëshorten se djali i tyre kishte humbur jetën.

Policia vendore informon se rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erjon Xhenjo 19 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.