Ballina Vendi Detaje nga shpërthimi në Vlorë/ Mësohet se kujt iu vendos tritol poshtë...

Detaje nga shpërthimi në Vlorë/ Mësohet se kujt iu vendos tritol poshtë ‘Audi-t’ luksoz

2

Detaje të reja nga shpërthimi në Vlorë.

Sot rreth orës 02:55 në lagjen “Pavarësia”,u dëgjua një shpërthim i fuqishëm eksplozivi.

Lënda eksplozive ishte vënë në pjesën e poshtme të makinës, tip ‘Audi’, në pronësi të shtetasit Ermal Kasa, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.