Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur mbrëmë në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë. Nga breshëria e armëve humbi jetën Mimoza Paja, e cila ishte kameriere dhe banakiere në lokalin në pronësi të Fajton Muratit. Ndërkohë u plagos xhaxhai i tij, Sehat Murati. Po ashtu u plagosën edhe Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. E lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.
Fatjon Murati, pronari, është një emër i njohur për botën e krimit. Atij, gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpiak”. Megjithatë mbrëmjen e djeshme, ai nuk është gjendur në banesë nga forcat e policisë. Efektivët po kryejnë verifikimet nëse ka shkuar në spital. Pak muaj më parë ai është ndaluar nga policia, pasi ishte me Indrit Doklen në makinë. Murataj ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë dhe ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.
Mësohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të lokalit, teksa po lëviznin me një motor. Për kapjen e tyre, janë ngritur pika kontrolli edhe në Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.