Një grabitje e armatosur në fshatin Prush të Tiranës ka dështuar. Klan News raporton se persona të armatosur tentuan të vidhnin një banesë.
Por grabitja dështoi, pasi pronarët lajmëruan menjëherë policinë. Në vendngjarje shkoi patrulla policore. Raportohet se mes policisë dhe autorit/ëve ka patur shkëmbim me armë zjarri.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Autori/ët janë larguar, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.
/tvklan.al