Ballina Lajme Kronike Dëshmia e të dashurës së Stiven Tokshkëzit: Axeli më shqetësonte në Instagram

Dëshmia e të dashurës së Stiven Tokshkëzit: Axeli më shqetësonte në Instagram

1

TIRANË- E dashura e Stiven Toshkëzit, i cili u vra me thikë pak pas mesnatës së të martës nga 18-vjeçari Axel Hoxha, në dëshminë e dhënë për policinë ka deklaruar se autori i krimit e shqetësonte në rrjetin social Instagram.

Ajo ka treguar se këto ngacmime janë vënë re nga partneri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konflikt mes Stiven dhe Axel.

Nga ana tjetër, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë. Madje ka kërkuar edhe ballafaqim me të dashurën e viktimës.

Ç’KA NDODHUR?

20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ai u plagos nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, të dy 18 vjeç.

Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit u vetëdorëzua një ditë më parë në Polici, falë ndihmës së familjarëve.

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte “kundërshtarin” e tij, derisa u takuan mbrëmë, ku konflikti nis edhe njëherë