Shtetasi Dervish Hasi 42-vjeç, me profesion kirurg, është personi i cili u arrestua ditwn e djeshme nga policia e Tiranës, si tutor i një vajze të mitur.
Një histori e pazakontë për një mjek, besimtar, i cili bashkëjetonte me 3 gra në kryeqytet.
Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme, një jetë poligame dhe e prezantonte të miturën si gruan e tij të katërt.
Mësohet se 42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij.
Për të kuptuar më shumë nga ky fenomen, gjatw njw interviste televizive, ka folur edhe sociologu Gëzim Tushi.
“Ky rast, por s’është i vetmi, dhe është me të vërtetë tronditës për shoqërinë shqiptare, por është një tregues që flet për një çrregullim të edukimit seksual, të marrëdhënieve të shqiptarëve, e cila tanimë ka kohë që po bëhet, që përveç shkaqeve që kanë të bëjnë me jetën politike, arsimore, kulturore me sistemin e jetës seksuale.
Sistemi i jetës seksuale në një shoqëri është shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve të intimitetit. Dhe këto marrëdhënie humane ndërtohet mbi bazën e rregullave dhe normave që vendosur shoqëria në një moment të caktuar. Kam përshtypjen që kohët e fundit, pas viteve ’90-të u bë një hap i madh në botëkuptimin e seksualizmin.
Por mesa duket këtë revolucion seksual, shoqëria shqiptare nuk e ka perceptuar në mënyrë normale, por në anomali dhe kjo ka sjellë shfaqjen e disa dukurive siç është ky rasti i tanishëm, rastet e pedofilisë, incestit, që janë disa turpe sociale, siç janë dhe disa perversione seksuale që kanë trazuar shoqërinë tonë.
Por do të thoja rastet që janë antinjerëzore, antihumane, kafshërore, kriminale janë pedofilia dhe incesti. Pra lidhjet dhe marrëdhëniet me një të mitur, nuk kemi të bëjmë me një krim që duhet të ndëshkohet moralisht, por duhet ndëshkuar penalisht. Djhe ky është një veprim që shoqëria shqiptare po e trajton gabimisht.
Por kur kemi të bëjmë me mjekun kirurg të spitalit “Shefqet Ndroqi”, këtu kemi të bëjmë me disa probleme. Dhe së pari është fakti që në shoqërinë shqiptare po shfaqet poligamia dhe i poliendrisë dhe fenomeni i pedofilisë. Por shoqëria shqiptare nuk mund ta pranojë që një burrë të jetë i disa grave e të tjera si këto”, shprehet sociologu Gëzim Tushi.