Ballina Lajme Deputetja Pitushi: Kryetari Armando Subashi, shembulli unik sesi drejtohet me zemër, shpirt...

Deputetja Pitushi: Kryetari Armando Subashi, shembulli unik sesi drejtohet me zemër, shpirt dhe mendje një institucionin që mbetet kurdoherë për qytetarët dhe në dobi të tyre.

4

 

 

Deputetja socialiste Mirela Pitushi nga foltorja e prezantimit të kandidatit Armando Subashi për kryetar bashkie në 14 maj, do ta cilësonte si vazhdimësinë e rrugës së modernizimit të jetës së komunitetit fierak në çdo fshat të njësive administrative të bashkisë së Fierit. Ajo nuk do ta quante prezantimin për rikandidim të Armando Subashit për zgjedhjet e 14 majit, por si ditën e urimit që ai të vazhdojë rrugën e nisur të punës së madhe transformuese të bashkisë së Fierit. “Kur themi ‘‘Fieri kryeqyteti i socialistëve’’ kemi vulosur fitoren e radhës, sepse socialistët dinë të fitojnë për të ndryshuar dhe rritur të ardhmen në jetën e çdo familje pa marrë parasysh se cilës forcë politike i përket.

Kur themi Armando në sytë tanë do të shfaqet një Fier me pamje europiane, me hapësira të gjelbëruara, të ndriçuara, rrugë të asfaltuar deri në skajet më të largëta të bashkisë sonë; kemi një lum Gjanicë që nga ankth është shndërruar në një zonë që jo shumë vonë do të ketë një gjallëri nga jeta e banorëve të qytetit; sytë tanë gjelbërojnë qindra hektarë tokë të mbjella, të punuara dhe ujitura nga dora e fermerit tonë të nderuar dhe të palodhur myzeqar; kemi një park të gjelbëruar në qendër të qytetit, në pyllin e Levanit, në ish-fushën e mbetjeve urbane; kemi shkolla, kopshte, çerdhe, palestra, qendra shëndetësore që ofrojnë kushtet moderne dhe të denja për fëmijët dhe grupmoshat e tjera.’’,- është shprehur në fjalën e saj Pitushi duke vazhduar me të tjera ndryshime si të paturit e një teatri tërësisht të ndryshuar, një galeri arti dinjitoze që gjallëron jetën e Fierit, por mirëpret mysafirë nga vendi dhe jashtë tij.

‘‘Kur them Armando kam një mik, koleg, një njeri që të motivon dhe jep eksperiencë nga jeta e tij politike dhe menaxhuese. Kur themi Armando themi fitore e garantuar e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit për të vazhduar akoma më tej europianizimin e jetës sonë.’’- do të vazhdonte ajo më tej përshëndetjen e saj duke shprehur mirënjohjen dhe për kryeministrin Edi Rama që ka treguar kurdoherë mbështetjen për iniciativat dinjitoze të kryetarit Armando Subashi në krye të bashkisë së Fierit.

Në përmbyllje të fjalës së saj ajo do ta cilësonte kryetarin Armando Subashi, shembulli unik sesi drejtohet me zemër, shpirt dhe mendje një institucionin që mbetet kurdoherë për qytetarët dhe në dobi të tyre.