Rreth 222 banka dhe karrige të reja janë dhuruar për nxënësit e shkollës 9 vjecare “Andon Xoxa” të qytetit të Fierit nga deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit Mirela Pitushi në bashkëpunim me fondacionin “Fjala e Jetës” me qendër në Lushnjë. Në aktin e dorëzimit, të pranishëm ishin drejtues të stafit mësimdhënës, mësues dhe nxënës. Deputetja Pitushi tha se paisja e klasave me banka dhe ulëse të reja synon përmirësimin e cilësisë së kushteve dhe krijimin e komoditet për nxënësit të cilat ndikojnë në cilësinë e procesit mësimor. Gjithashtu ajo ka shprehur vlerësimin dhe për donatorin që ka mundësuar dhurimin e mjeteve shkollore. “Kjo shoqatë drejtohet nga mjeku Erjon Sylari i cili ka bërë donacione edhe më parë për shkollat, për shëndetësinë, një mjek që i është kushtuar grupeve vunberable dhe njerëzve në nevojë” ka vlerësuar në fjalën e saj deputetja Pitushi për aktin e mjekut Sylari. Ajo ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunim prej vitesh me mjekun Erjon Sylari duke e cilësuar punën e tij me shumë vlera sidomos në drejtim të arsimit në qyetin e Fierit. Ajo ka shprehur vlerësimet më pozitive për atë personalisht si drejtues i këtij fondacioni dhe stafin me të cilin ai bashkëpunon. Përfaqësuesi i Fondacionit “Fjala e jetës” mjeku Erjon Sylari u shpreh se mendon të kontribuojë dhe me dhurime të tjera me bazë materiale banka dhe karrige, por edhe pajisjet e nevojshme për mjediset sportvie dhe argëtuese për t’i ardhur në ndihmë shkollave urbane dhe rurale të bashkisë së Fierit Mes të tjerave ai do të shprehej se ndihej i gëzuar për të qenë sadopak pjesë e kësaj nisme dhe ka shprehur gaditshmërinë për ta vazhduar atë dhe ne të ardhemn “Ndihma për arsimin është mbështeja në funksion të rritjes së cilësisë dhe standarteve në shkolla dhe ndihmë për të ardhmen”, është shprehur gjatë prononcimit të tij mediatik mjeku Erjon Sylari. Pajisja e shkollave me një bazë mësimore sa më bashkëkohore sigurisht që ndihmon në procesin mësimore dhe edukativ të nxënësve jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen.