Ballina Lajme Denoncoi djalin e bashkëjetuesit për marrëdhënie intime me të bijën, flet nëna...

Denoncoi djalin e bashkëjetuesit për marrëdhënie intime me të bijën, flet nëna e 12-vjeçares: Si e zbulova rastin

74

Nëna e 12-vjeçares, e cila pak ditë më parë denoncoi djalin e bashkëjetuesit të saj, 29 vjeç, se kishte lidhje intime me vajzën e saj të mitur në Pogradec ka treguar si e ka marrë vesh rastin e rëndë.

Mirela Bosi tha për mediat se situatën me të bijën e ka kuptuar dy muaj më parë pasi sipas saj i kishte dëgjuar mbrapa derës por nuk kishte folur dhe as denoncuar pasi kishte frike nga bashkëjetuesi i saj.

 

Ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë.”, tha nder te tjera nene e te mitures.

Pas bërjes publike të ngjarjes, Mirela Bosi është shpërngulur në Përrenjas.