Ballina Lajme Del SONDAZHI/Kush e fiton Tiranën?

Del SONDAZHI/Kush e fiton Tiranën?

2

Ka dalë projeksioni i rezultatit për zgjedhjet lokale të Bashkisë Tiranë. Sipas Barometrit, Erion Veliaj do të marrë 54.4% të votave (marzhi i gabimit të sondazhit është +/- 2%).

Belind Këlliçi do të marrë 37.1% të votave (marzhi i gabimit të sondazhit është +/-2%).

Roland Bejko do të marrë 3.8% të votave (marzhi i gabimit të sondazhit është +/- 1.5%).

Arlind Qori do të marrë 2.6% të votave (marzhi i gabimit të sondazhit është +/-1.5%).

Lajla Përnaska do të marrë 2.1% të votave (marzhi i gabimit të sondazhit është +/- 1.5%).

Po të llogarisim përqindjet e mësipërme me marzhin e gabimit, duke rishpërndarë përgjigjet pa marrë parasysh ata që deklaruar se nuk do të votojnë, vlerat minimale dhe maksimale për të votuar kandidatët në zgjedhjet e 14 majit, janë si më poshtë:

Segmenti i parashikimit rezultatit të zgjedhjeve brenda marzhit të gabimit

Vlera minimale për të votuar Erion Veliaj është 52.4% ndërsa vlera maksimale është 56.4%.

Vlera minimale për të votuar Belind Këlliçin është 35.1% ndërsa vlera maksimalë është 39.1%.

Vlera minimale për të votuar Roland Bejkon është 2.3% ndërsa vlera maksimale është 5.3%.

Vlera minimale për të votuar Arlin Qorin është 1.1% ndërsa vlera maksimale është 4.1%.

Vlera minimale për të votuar Lajla Përnaskën është 0.6% ndërsa vlera maksimale është 3.6%.

Po kështu si në 3 matjet e para, qytetarët janë pyetur për kë do të votojnë në 14 maj. Kjo lloj matje e konsideruar si prirja e votës, i sjell 6 kandidatët në vlerat e mëposhtme:

Prirja e votës: Për kë do të votoni në zgjedhjet e 14 majit?

Kjo është pyetja që iu është drejtuar kryeqytetasve nga Barometri final në Euronews Albania.

43.4% janë shprehur se do të votojnë Erion Veliajn, 29.6 % do të votojnë Belind Këlliçin, 3 % e tyre do të votojnë Roland Bejkon, 2.1% do të votojnë Arlind Qorin dhe 1.7% e kryeqytetasve janë shprehur se do të votojnë Lajla Përnaskën.

7.9% e qytetarëve janë shprehur se nuk do të votojnë në zgjedhjet e 14 majit, 11.4% nuk kanë vendosur ende se kë do të votojnë dhe 0.9% e tyre janë shprehur “nuk e di”.

Krahasuar me muajin prill, kandidati Erion Veliaj ka pësuar rritje me 1.3% të atyre që janë shprehur se do ta votojnë, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, ka pësuar rritje me 0.9% nga muajin prill në maj, të qytetarëve që janë shprehur se do ta votojnë në 14 maj.

Roland Bejko i Partisë Demokratike është rritur me 1.6% nga muaji prill në maj.

Arlind Qori dhe Lajla Përnaska janë rritur me 1.3% nga muaji prill në maj.

Numri i kryeqytetasve që nuk do të votojnë në 14 maj është rritur me 1.3% nga muaji prill që ishte 6.6% në muajin maj që është 7.9%.

Është ulur me 6.1% numri i kryeqytetasve që janë të pavendosur për të votuar në 14 maj dhe është ulur me 1.8% numri i qytetarëve që janë shprehur se nuk e dinë nëse do të votojnë në zgjedhjet vendore.

Si ka ndryshuar prirja e votës për kandidatët Erion Veliaj dhe Belind Këllicit në 4 muajt e fundit

Kryeqytetasit që janë shprehur se do të votojnë Erion Veliajn në 14 maj kanë pësuar këtë ndryshim: nga 45.6% në muajin shkurt, është bërë në mars 45.8%, më tej në prill përqindja është ulur në 42.1%, ndërsa në maj shifrat tregojnë një rritje, duke shkuar në 43.4%.

Kryeqytetasit janë pyetur se sa shans ka që në 14 maj të votojnë Erion Veliajn:

50.9% janë shprehur: Padyshim do ta votoj/ ndoshta do ta votoj.

44.2% janë shprehur: Padyshim/ndoshta nuk do ta votoj.

4.9 % e tyre janë shprehur: Nuk e di.

Shanset për të votuar Belind Këlliçin në 14 maj:

34.1% janë shprehur: Padyshim/ndoshta do ta votoj.

57.1% janë shprehur: Padyshim/ndoshta nuk do ta votoj.

8.8% janë shprehur: Nuk e njoh/nuk e di.

Shanset për të votuar Roland Bejkon:

3.5% e kryeqytetasve janë shprehur: Padyshim/ndoshta do ta votoj.

58% e tyre janë shprehur: Padyshim/ndoshta nuk do ta votoj.

38.5% janë shprehur: Nuk e njoh/nuk e di.

Shanset për të votuar Arlind Qorrin e Lëvizjes Bashkë:

4.6% e kryeqytetasve janë shprehur: Padyshim/ndoshta do ta votoj.

51.9% janë shprehur: Padyshim/ndoshta nuk do ta votoj.

43 .5% janë shprehur: Nuk e njoh/nuk e di.

Shanset për të votuar kandidaten e PDIU-së Lajla Përnaska:

2.6% e kryeqytetasve janë shprehur: Padyshim/ndoshta do ta votoj.

53.5% janë shprehur: Padyshim/ndoshta nuk do ta votoj.

43.9% e tyre janë shprehur Nuk e njoh/ nuk e di.

Në të njëjtat nivele qëndron perceptimi i qytetarëve edhe kur i pyet sa i përket pëlqyeshmërisë apo popullaritetit që ka secili prej kandidatëve.

53.8 % e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për Veliajn, 43% kanë mendim negativ, 3 % e tyre nuk kanë shprehur mendim ndërsa 0.2 % thonë që nuk e njohin.

Sa i përket kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, i cili garon për kreun e Bashkisë Tiranë, kryeqytetasit janë shprehur:

39.6% kanë mendim pozitiv, 49.9% kanë mendim negativ, 5.3% e kryeqytetasve nuk kanë shprehur asnjë mendim dhe 5.2 % e tyre janë shprehur se nuk e njohin.

Për Kandidatin e “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori 11.4% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv. 42.7% e tyre kanë mendim negativ, 38.2% janë shprehur se nuk e njohin dhe 7.7% e tyre nuk kanë dhënë një mendim për të.

Për kandidatin e Partisë Demokratike të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko, 10% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv, 49.1% kanë mendim negativ, 33.4 % janë shprehur se nuk e njohin dhe 7.5 % e tyre nuk kanë dhënë asnjë mendim.

Për kandidaten e PDIU, Lajla Përnaska, qytetarët e Tiranës janë shprehur: 7.6% kanë mendim pozitiv, 43% kanë mendim negativ, 41.6% janë shprehur se nuk e njohin dhe 7.8% e kryeqytetasve nuk kanë dhënë asnjë mendim.

Popullariteti i Erion Veliajt ka pësuar ndryshime sa i përket pëlqyeshmërisë së tij. Nga muaji shkurt pëlqyeshmëria për Veliajn ka pësuar rritje me 2.7%. Nga 60.1% në muajin shkurt, në muajin mars është 62.8%. Edhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi ka pasur rritje në përqindjen për pëlqyeshmërinë. Pëlqyeshmëria për Këlliçin është rritur me 4 % nga muaji shkurt deri në muajin mars. Nga 33.8% në muajin shkurt, në muajin mars pëlqyeshmëria ka shkuar 37.8%.

92.3% e kryeqytetasve që kanë shprehur mendim pozitiv për Veliajn, kanë qenë votues të Partisë Socialiste në vitin 2021. 7.2% e kryeqytetsave që kanë shprehu mendim pozitiv kanë qenë votues të Partisë Demokratike në vitin 2021. Ndërsa 29.4% kanë qenë të paidentifikuar politikisht.

Nga ata që kanë mendim negative për Veliajn: 6.7% kanë qenë votues të PS në vitin 2021, 91.1% votues të PD në vitin 2021 dhe 58.9% janë të paidentifikuar politikisht.

Ata që kanë shprehur mendim pozitiv për Belind Këllicin: 13.6 % janë votues të Partisë Socialiste në vitin 2021, 88.8% janë votues të Partisë Demokratike në vitin 2021, ndërsa 31.1% janë të paidentifikuar politikisht.

Qytetarët që kanë shprehur mendim negativ për Belind Këlliçin, 73.7% janë votues të PS në vitin 2021, 8.2% janë votues të PD në vitin 2021, 50.7% e tyre janë të paidentifikuar politikisht. /Euronews Albania