Ballina Lajme Del FOTOJA e 18-vjeçares që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë!

Del FOTOJA e 18-vjeçares që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë!

54

Vajza që shihni në foton e mësipërme është 18-vjeçarja, Eralda Ramaj, nga Kopliku, e cila pasditen e djeshme i dha fund jetës në mënyrëtragjike.

Ajo piu fotoksinë në mesditë, duke përfunduar në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arritit dot të mbijetonte duke ndërruar jetë rreth orës 17:00.

Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja që e shtyu adoleshenten drejt këtij akti ekstrem. Ajo humbi jetën në lule të rinisë, teksa shumë miq dhge të afërm kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.