Del foto e Xhanelo Tarja 24 vjeç kamarieri që vrau me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj, pas një sherri që bënë për parkimin e makinës.
Viktima kishte parkuar mjetin në restorantin ku punonte i riu, dhe pas një debati verbal mes tyre, ky i fundit mori një thikë dhe qëlloi mbi 41-vjeçarin duke e lënë të vdekur.
Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.