ELBASAN- Del foto e Alban Pashollari, 34-vjeçarit që ndërroi jetë në Llixhat e Elbasanit.
Dy të rinjtë kanë konsumuar birra dhe dyshohet se në gjendje të dehur, kanë mbushur vaskat vetë me rubinet.
Pashollari është asfiksuar në ujërat termalë dhe është nisur në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.
Pritet të merret dëshmia e shokut që ishte me të dhe e frekuentuesve të tjerë në llixha.