Ballina Lajme  Dekretet e ndryshimeve në qeveri, nis seanca plenare në Kuvend

 Dekretet e ndryshimeve në qeveri, nis seanca plenare në Kuvend

3

Nis seanca plenare në Kuvend, votohen dekretet e ndryshimeve në qeveri.

Më herët

Deputetët do të votojnë dekretet për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv/kryeministrit dhe zëvendësimi i tij me ministren e Energjitikës, Belinda Balluku, por edhe vendosjen e Majlinda Dhukës në krye të grupit negociator për bisedimet për anëtarësim me BE dhe në postin e Ministres së Shtetit.

Në një raportim nga Kuvendi gazetari Ergys Gjonçaj tha për News24 se në këtë seancë parlamentare nuk pritet të ketë debat, pasi është rrëzuar kërkesa për mocion debati nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Por sipas tij, deputetët demokratë pasi kanë marrë vesh se kërkesa për debat është rrëzuar, kanë menduar të shfrytëzojnë 2 minutat e përcaktuara për ta për procedurë, që të hapin debat lidhur me ndryshimet në qeveri.

“Nuk pritet të ketë debate. Enkelejd Alibeja ka kërkuar debat përsa i përket ndryshimeve në qeverie dhe u vendos që në këtë seancë të kemi vetëm votimin e 3 dekreteve të Presidentit Bajram Begaj. Çdo seancë parlamentare e mëparshme është karakterizuar nga debatet. Në momentin që kërkesa e kreut të Gupit të PD nuk është marrë parasysh për mocion me debat, deputetët e opozitës kanë kërkuar të marrin fjalën për procedurë dhe pritet ta përdorin këtë 2 minutësh për debat”, raportoi Gjonçaj.

Ndërkohë, mësohet se Belinda Balluku dhe Majlinda Lluka do t’i drejtohen Presidencës për të bërë betimin në detyrë menjëherë pas votimit në Kuvend të dekreteve.