Ballina Rajoni Deklarata për të pagjeturit dhe Asociacioni/ Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiç takohen...

Deklarata për të pagjeturit dhe Asociacioni/ Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiç takohen nesër në Bruksel

1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, do të takohen të martën (2 maj) në Bruksel nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, lidhur me miratimin e Deklaratës për të pagjeturit, si edhe Asociacionin.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak, me atë të një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka bërë një përmbledhje të takimeve që ka zhvilluar gjatë javës që lamë pas, është ndalur te takimi me Kryeministrin Kurti, me të cilin tha se janë përgatitur në detaje për takimin e 2 majit.

U takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë veçanërisht i rëndësishëm”, shkruan ai.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar më herët se miratimi i Deklaratës për të pagjeturit, si edhe Asociacioni do të jenë në rend dite në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve.

Takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, ka bërë me dije Stano.

/rtsh.al/